Gjithçka që duhet të dini për mjaltin

22:43 | 1 Maj 2019
Trina Galanxhi

Nga çfarë është i bërë mjalti?

Mjalti është i bërë nga nektari. “Bletët mbledhin nektarin në bimët e ndryshme, duke prodhuar një lëng të trashë super të ëmbël të njohur si mjaltë”, shpjegon Dana Hunnes, një dietist i lartë në Qendrën Mjekësore të Ronald Reagan UCLA.

Substanca e ëmbël është kryesisht fruktoza dhe glukoza – sheqerna të thjeshta që konvertohen lehtësisht nga trupi në energji dhe ujë.

Mjalti gjithashtu përmban vitamina, minerale, elektrolite, enzime, aminoacide dhe flavonoide, thotë Jenny Friedman, një dietist i regjistruar në Philadelphia. “Këto përbërës janë përgjegjës për disa nga përfitimet potenciale shëndetësore të mjaltit dhe një pjesë e asaj që e dallon shijen e ëmbël nga ato më tradicionale si sheqeri”.

A është mjalti i shëndetshëm?

Hulumtimet kanë bërë një studim për mjaltin i cili thotë se mjalti përmirson shëndetin kundër kollitjes. Ky lëngë përmban veti antibakteriale, antioksiduese dhe anti-inflamatore, së bashku me potencialin shërues për sëmundje të tilla si dhimbje të fytit, çrregullime të tretjes dhe djegie, thotë Friedman.

Mos harroni: Mjalti është sheqer – diçka që ne konsumojmë jashtëzakonisht shumë.

“Konsumimi i sheqerit në sasi të tepërt ka qenë i implikuar në rritjen e shtimit të peshës, si dhe në rritjen e rrezikut të sëmundjeve kronike si sëmundjet e zemrës dhe diabetit”, thotë Meredith Price, një dietë e regjistruar në Priceless Nutrition & Ëellness në Nju Jork.

A ka sheqer të tepruar në mjaltë?

Edhe pse mjalti vjen nga një burim i natyrshëm, ai ka sheqer të tepëruar. “Shumë njerëz ndjehen më mirë kur lexojnë etiketën ushqimore dhe shohin mjaltë në vend të sheqerit”, thotë Friedman.

Disa terma mbi produktet – si “sheqerna natyrale”, “nuk ka sheqer artificial” ose “natyrisht i ëmbëlsuar” – shpesh janë thjesht taktika e marketingut, thotë Price.

Cila është mënyra më e shëndetshme për të ngrënë mjaltë?

Është e rëndësishme të konsumoni mjaltin me rregull thonë ekspertët. Mjalta ka rreth 64 kalori dhe 17 gram sheqer.

Për shkak se aroma e mjaltit është kryesisht ajo që e dallon atë nga ushqimet tjera të ëmbla, Friedman rekomandon përdorimin e tij në mënyra që nxjerrin në pah shijen.

Llojet kryesore të mjaltit janë organike, të errët, të lehta, të papërpunuara dhe të filtruara, thotë Friedman, por ka mbi 300 lloje të mjaltit. “Shija varet nga ku vjen mjalti, ose llojet e luleve ku bletët janë ushqyer”, thotë ajo. “Ngjyra, aroma dhe vetitë kryesore ushqyese të mjaltit varen nga nektari që përdoret bleta”

Kur është e mundur, përpiquni të bleni mjaltë të prodhuar nga një vend ku ju i shihni bletët ose si prodhohet mjalti, thotë Hunnes. Të bësh këtë ka të ngjarë që mjalti që bleni është me të vërtetë mjaltë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme