Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski i mbështetur nga partitë e koalicionit qeverisës, sonte në emisionin Pressing tha se si kryetar i shtetit, shqiptarëve në Maqedoni u garanton barazi dhe se nuk do të bëj dallime në baza fetare e as në baza etnike.
Pendarovski thotë mbeten në lojë dy opsione, ajo që Maqeodnia e Veriut të aterojë në rrugën euro-atlantike nëse ai merr mbështetjen e popullit në rrethin e dytë të zgjedhjeve, ose të ngecë në politikat destruktive që i promovon partia opozitare VMRO-DPMNE nëse fiton kundërkandidatja e tij, Gordana Siljanovska Davkova.
“Jo vetëm shqiptarët që jetojnë në Tetovë. Një numër më i madh i shqiptarëve, më shumë se 100 mijë, jetojnë në Shkup. Unë kam qenë kandidat për president edhe para pesë vjetësh dhe koncepti im nuk ka ndryshuar për asnjë milimetër në ndërkohë. Kam qenë kandidat për kuvend më 2016 dhe koncepti ishte i njëjtë. Tash jam duke garuar me një program tërësisht të njëjtë. Emri i këtij programi është: Një shoqëri dhe një shtet për të gjithë. Të gjithë e dinë se koncepti im është gjithëpërfshirës. Jam pjesë e skenës publike në 22 vjetët e fundit dhe asnjëherë nuk kam bërë dallime në bazë të përkatësisë etnike, besimit fetar apo përkatësisë partiake”, deklaroi kandidati i LSDM-së për presidentin Stevo Pendarovski.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën