Google ADS

Suarez ndëshkon ish skuadrën, Barça në epërsi

21:33 | 1 Maj 2019
Arbresh Info

Barcelona ka kaluar në epërsi në ndeshjen e madhe mbrëmjen e sotme (e mërkurë) kundër Liverpoolit.

Gjiganti katalunas është duke udhëhequr me rezultat 1 me 0 pas vetëm 26 minutave lojë në Camp Nou në takimin e parë në kuadër të gjysmëfinaleve në Ligë të Kampionëve, shkruan portali arbresh.info.

Luis Suarez ka realizuar golin e tij të parë në kompeticonin e madh evropian të UEFA-së këtë edicion.

Sulmuesi uruguaian ndëshkoi skuadrën e tij duke shënuar për 1 me 0 pas asistimit të shkëlqyer nga Jordi Alba.

Golin nga superylli mund ta shikoni më poshtë ose duke klikuar këtu./arbresh.info/


Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme