Brescia bëhet skuadra e parë e Serisë B, që siguron promovimin në ligën elitare të futbollit italian, Serie A, ndonëse kanë mbetur edhe dy javë nga fundi i sezonit.
“Dallëndyshet” mposhtën me rezultatin minimal 1-0 Ascolin në shtëpi dhe u ngjitën në krye, në kuotën e 66 pikëve, aq sa mjaftojnë që edhe matematikisht të jenë në Serinë A sezonin e ardhshëm.
Skuadra e drejtuar nga Eugenio Corini rikthehet kështu në elitën e futbollit italian, pas 8 sezonesh në Serinë B, pasi kishte rënë në sezonin 2010-2011.
Pjesë e skuadrës lombarde është edhe mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Emanuel Ndoj, i cili ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në ngjitjen e Brescias në Serinë A.
22-vjeçari shqiptar ka luajtur 27 takime si titullar këtë sezon, teksa ka arritur të gjejë 3 herë rrugën e rrjetës, ndërsa në sfidën e sotme nuk ishte i grumbulluar, për shkak të një dëmtimi të pësuar në fundjavë përballë Lecces.
Ishte i dënuar me burgim për dhunë në familje dhe dy vepra t...
Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal ndaj Pecit e...
Gërvalla deklarohet e pafajshme për mosdeklarim të pasurisë
Kryeministri Kurti apel të rinjve: Ky vend ia vlen fortë të ...
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...
Edi Rama ndan foto nga Unaza Verilindore e Tiranës