Disa lekë që i shoqi i kishte shpenzuar nga kursimet e mbledhura kanë qenë arsyeja se përse 63 vjeçari Skënder Hoxha e ka goditur për vdekje gruan e tij Antonea me një levë pas kokës. Antoneta i ka kërkuar llogari por i shoqi i është përgjigjur me dhunë, duke i marrë dhe jetën ditën e djeshme.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vagalat, 25 kilomtra larg Memaliajt, ndërsa këtë të mërkurë familjarët e Antonetës kanë varrosur të ndjerën. Në ceremoninë mortore nuk është pranuar asnjë familjar i Skënder Hoxhës, i cili fillimisht nuk e pranoi fajin, por më pas u dorëzua para hetuesve duke treguar gjithçka ndodhi.
“Mos e prekni, se e kanë vrarë”, këto kanë qenë fjalët e 63-vjeçarit në momentin që ata kanë tentuar që të mësojnë diçka më shumë mbi atë që kishte ndodhur. Por më tutje, 63 vjeçari është rrëfyer duke hedhur poshtë pretendimin e ngritur vetë prej tij se kishte ndodhur një grabitje.
Skënder Hoxha prej kohësh kishte paraqitur një gjendje jo fort të mirë shëndetësore, ndërsa gjatë ditës së sotme ai është mbajtur me qetësues pasi nuk pushonte së qari dhe endej vazhdimisht në qeli duke kërkuar të shoqen.
Familjarët e Antonetës e kanë varrosur të ndjertën në fshatin Veliqot të Tepelenës, duke rezufuar që banesa e saj e fundit të ishte në fshatin ku i shoqi i mori jetën. Çifti ka së bashku një djalë dhe tre vajza, të cilat i ka martuar, dy janë në Greqi dhe një në kryeqytet.
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...