Specialistët e stomatologjisë protestojnë nesër para Ministrisë së Shëndetësisë

20:32 | 1 Maj 2019
Arbresh.info

Grupi i Specialistëve të Stomatologjisë do të mbajë protestë nesër para Ministrisë së Shëndetësisë, me kërkesat për punësimin e tyre në institucionet publike shëndetësore, përkatësisht Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare, Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe Poliklinikat Shëndetësore.

Një protestë të ngjashme specialistët e stomatologjisë kanë mbajtur edhe më 19 prill të këtij viti, ku kishin pasur takim me ministrin e Shëndetësisë Uran Ismajli.

Përfaqësuesja e protestuesve, Mirjeta Berisha, pati deklaruar se kanë marrë mbështetjen e ministrit Ismajli, por që sipas saj, ‘ka disa zëra aty që kundërshtojnë punësimin tonë në institucione Publike edhe pse kërkesat tona janë pothuajse që dy vite’.

Ndryshe, protesta fillon në ora 09:30.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme