Mesfushori uellsian, Aaron Ramsey pas 11 vitesh tek Arsenali, do të largohet në fund të sezonit për të shkuar në Juventus, por fatkeqësisht një dëmtim nuk do të lejojë që ai të japë një dorë në këtë finale të sezonit për ekipin e tij. Kështu që ai vendosi t’i përshëndeste paraprakisht tifozët e tij dhe t’i falënderojë për këto vite së bashku.
Pothuajse 11 vjet me fanellën e Arsenalit, nuk harrohen lehtë. Një dashuri dhe një kombinim i lindur në sezonin 2008/09 dhe i ndërprerë vetëm nga një eksperiencë shumë larg nga shtëpia.
Nga viti i ardhshëm do të jetë në Juventus, por Aaron Ramsey shpresonte të mbyllë aventurën e tij në fanellën e Gunners ndryshe, e që fatkeqësisht ndeshja kundër Napolit do të ishte e fundit për të me fanelën kuq e bardh.Arsyeja? Një lëndim që nuk do ta lejojë atë të marrë pjesë në garat e ardhshme të sezonit të ekipit të Unai Emery.
Ai e njoftoi vetë këtë me një post në profilin e tij në Instagram.
Këtu janë fjalët e tij:
“Është e trishtueshme për mua të njoftoj se ndeshja kundër Napolit ishte e fundit me fanellën e Arsenalit, por për fat të keq kjo do të më bënte të ju përshëndes me një dëmtim që do të më mbajë jashtë për garat e mbetura të sezonit. duke mos qenë në gjendje të jap kontributin tim deri në fund duke luajtur dhe dhënë kontributin tim për sa kohë që unë jam një lojtar i Arsenalit nuk mund të bëj asgjë, fatkeqësisht, por dua të falënderoj tifozët për mbështetjen tuaj gjatë viteve.”“Ishte një udhëtim, në dhe jashtë fushës, dhe aq shumë gjëra kanë ndodhur në këto 11 vjet. Isha vetëm një fëmijë kur erdha dhe tani po largohem si një burrë, i martuar, babai i tre fëmijëve dhe plot krenari dhe kujtime të mira për të cilat do të kujdesem t’i ruaj si një thesar. Do të jetë emocionuese këtë fundjavë, ndeshjen time të fundit në shtëpi. Shpresoj t’ju takoj përsëri së shpejti dhe ju falënderoj përsëri, nga fundi i zemrës sime, për gjithçka “.
G7 paralajmëron Rusinë kundër përdorimit të trupave koreanov...
Balluku: Nga 1 janari do të ulet çmimi i energjisë elektrike
Xhaka para duelit me Liverpool-in: E di se si është të luash...
Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit në 4-vjetorin e arre...
Alkent Pozhegu sjell artin e ri me portretet e Harrisit dhe ...
Hoxha: 20% më shumë buxhet se viti i kaluar për Ministrinë e...