Real Madridi ka lëshuar një komunikatë në përkrahje të ”kapitenit të dashur” Iker Casillas pasi portieri pësoi një sulm në zemër në stërvitjen e Portos.
37-vjeçari gjatë stërvitjes ra pa ndjenja dhe kështu u dërgua menjëherë në një spital në qytetin e Portos, transmeton telegrafi.
Aty mori trajtim të menjëhershëm dhe tani gjendja e tij është mirë dhe jashtë rrezikut për jetë. Pasi u bë lajmi publik në media, reagimi ishte i madh nga bota e futbollit dhe normalisht nuk mungoi përkrahja nga Real Madridi.
“Real Madridi dëshiron të transmetojë gjithë mbështetjen për kapitenin e dashur. Iker Casillas na ka mësuar gjatë karrierës së tij se si t’i kapërcejmë sfidat e vështira për të rritur lavdinë e klubit tonë”.
“Na ka mësuar se dorëzimi nuk përshtatet me filozofinë tonë të jetës dhe na ka treguar shumë herë të jesh i fortë është sfida më e vështirë në rrugën e fitores”.
“Real Madridi dëshiron të shikojë kapitenin e përjetshëm të rimëkëmbet sa më shpejt që është e mundur dhe i dërgojmë atij gjithë guximin e botës”, shkruan Real Madridi.
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
VV-ja vazhdon edhe sot mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm
Horoskopi ditor – Çfarë kanë parashikuar yjet për shen...
Moti për këtë të diel
Valverde pas ndeshjes: Nuk na intereson fitorja tani, me rën...
Hadar akuzon gjyqtarët pas humbjes ndaj Yllit, paralajmëron ...