Google ADS

Ambasadori Richard Grenell konfirmon mbështetjen e SHBA-së ndaj dialogut Kosovë-Serbi

18:23 | 1 Maj 2019
Arbresh.info

Ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Allen Grenell, ka ritheksuar mbështetjen e SHBA-ve për Kosovën.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi si dhe kryeministri Ramush Haradinaj, në kuadër të pjësëmarrjes së tyre në Samitin e Berlinit, kanë vizituar edhe ambasadorin e SHBA-ve në Gjermani, Richard Allen Grenell.

Në një reagim përmes ambasadës së SHBA-ve në Berlin, thuhet se Grenell ka ripërsëritur mbështetjen e fuqishme të Amerikës në çështjen e dialogut Kosovë-Serbi.

”Ambasadori Grenell mirëpriti presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe ministrin e Jashtëm Behgjet Pacolli për të përsëritur mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar ambasadori në Twitter.

Të ngjashme