Mesfushori gjerman Mesut Ozil, në një intervistë për “Sky Sports” ka pranuar se dëshira e tij është të qëndrojë te skuadra e Arsenal. Ai shprehet se ndihet i lumtur në Londër dhe se synon të luajë me “topçinjtë” edhe sezonin tjetër.
Ozil ka ende edhe 2 vite kontatë me Arsenal. Gjithsesi, kohët e fundit është përfolur se ai mund të largohet, pasi marrëdhënia me trajnerin Unai Emery nuk është e mirë. “Sigurisht që dua të qëndroj, kam ende edhe 2 vite kontratë këtu”, tha Ozil.
“Jam 30 vjeç, kam ende shumë vite karrierë përpara, dy prej të cilave do t’i kaloj këtu. Më pas të shohim, nuk e di se çfarë do të ndodhë pas dy vitesh”, tha Ozil, që mohoi problemet me trajnerin. “Gjithnjë ato që janë shkruar kanë qenë spekulime. Kush është brenda në skuadër e di shumë mirë që marrëdhënia mes nesh është shumë e mirë”, u shpreh Ozil.
“Kur nuk luaj mërzitem, pasi kam dëshirë të jem gjithnjë në fushë. Kam qenë i dëmtuar dhe jam detyruar të qëndroj pushim. Ka raste kur duhet të qëndroj në stol, por këto janë vendime të trajnerit”, tha Ozil. Mediat britanike konfirmojnë se e ardhmja e Ozil tek Arsenali do të varet nga fakti nëse “topçinjtë” do të kualifikohen apo jo në Champions sezonin tjetër.
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...