Ka dal në shtyp libri ”Vazhdimësia e Miqësisë (Kosovë-Suedi) i autorit Burim Krasniqi, në të cilin përfshihen përshtypjet dhe falënderimet e qytetarëve dhe institucioneve për kontributin e KFOR-it suedez që nga viti 1999 e deri më sot në Kosovë.
Autori i librit, Burim Krasniqi, ka shkruar këtë përmbledhje falënderimesh pas kërkesave të shumta të banorëve nga viset e ndryshme në vend, për të shprehur përshtypjet dhe falënderimet e tyre drejtuar kontributit që ka dhënë ushtria suedeze ne kuadër të KFOR-it në Kosovë.
Pasi që KFOR-i suedez misionin e vet e bënte në një territor multietnik, multikulturor dhe multifetar, ky fakt e bën këtë libër më gjithëpërfshirës, duke përfshirë përshtypje nga individë të njohur nga fusha të ndryshme pa dallim etnie, kulture apo feje.
Përpos falënderimeve nga shumë personalitete të njohura të politikës kosovare por edhe nga opinion i gjerë, autori, një pjesë të librit i’a ka dedikuar edhe fotografive, ku ka bërë një kapitull të veçanet të quajtur “ Galeria e Fotografive” , të pasuruar me foto të ndryshme gjatë kohës së misionit të KFOR-it suedez në Kosovë por edhe figura të rëndësishëm që kanë kontribuar në vend.
Burim Krasniqi ishte bashkëpunëtorë i librit të parë” Ndërtim urash miqësie” i cili iu kushtua kontributit të Ushtrisë së Mbretërisë së Suedisë në kuadër të KFOR-it për Kosovën dhe popullin e saj, i cili u prit shumë mirë nga lexuesit.
Publikimi i librit “Vazhdimësia e Miqësive” u mbështet nga Forcat Ushtarake suedeze dhe Ambasada e Suedisë në Prishtinë. Ndërsa një kontribut të veçantë për realizimin e këtij projekti e ka dhënë përfaqësuesi i lartë suedez LT. Col Johan Falkholt. Libri është botuar në dy gjuhë, gjuhën shqipe dhe angleze nga shtëpia botuese MUZA, Prishtinë./M.Avdimetaj/arbresh.info
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...