French Montana dhe Quavo sjellin remiksin e “No Stylist

17:38 | 1 Maj 2019
Arbresh.info

Quavo vjen sërish me muzikë të re dhe anëtari i Migos kësaj radhe i bashkohet French Montanas.

Pikërisht reperi i grupit Migos sjell mënyrën e tij të veçantë të interpretimit në hitin e hip hopit nga French Montana që kohë më parë u publikua në bashkëpunim me Drake.

Ky nuk është projekti i vetëm i lansuar këto ditë nga Quavo.

Ai ditë më parë debutoi këngën e re me Gucci Manen dhe Travis Scott të titulluar “Murda”.

“No Stylist” është hit i padiskutueshë botëror.

https://soundcloud.com/memento-mori-beats1/french-montana-feat-quavo-no-stylist-remix

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme