Ashtu siç vetë kompania kishte paralajmëruar shitjet e iPhone ranë në nivelin më të ulët gjatë tre muajve të parë të këtij viti, megjithatë, fundi i muajit Mars duket se ka treguar shenja stabilizimi. Apple deklaroi se të ardhurat nga shitja e iPhone u ulën me 17%, që në të ardhura përkthehet në rreth 31 miliardë dollarë.
Shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook tha se shitjet pësuan një rritje të lehtë në fund të Marsit, duke përfshirë kryesisht tregun kinez, në të cilin Apple ka disa rivalë si Huawei dhe Xiaomi. Sipas tij rritja e kërkesave për blerje erdhi pasi kompania uli çmimin e iPhone.
Tim Cook shtoi gjithashtu se rregullimet e çmimeve në Kinë, taksat më të ulëta ndaj iPhone dhe marrëveshjet e reja tregtare ndihmuan në stabilizimin e shitjeve në fund të marsit, teksa theksoi nevojën e ndryshimeve të reja që iPhone të marrë lavdinë e dikurshme.
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...