Google ADS

Iker Casillas pëson sulm në zemër

16:44 | 1 Maj 2019
Arbresh Info

Portieri legjendar i Portos, Iker Casillas, është dërguar me urgjencë në spital, pas një sulmi të pësuar në zemër.

Ish portieri i Real Madridit, është shtrirë në spital, pasi dyshohet se ka pësuar një sulm në zemër sipas raporteve nga Portugalia, raporton ‘Daily Mirror’.

Sipas raportimeve të para, besohet se gjendja e tij të jetë e qëndrueshme, transmeton lajmi.

37 vjeçari pritet të mungojë në pjesën tjetër të sezonit për Porton.

Casillas, së fundi ka nënshkruar një kontratë të re me Porton, që po lufton për titullin e kampionit në Portugali.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme