Google ADS

Hahn: Ka ardhur koha që Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e Bashkimit Evropian

15:06 | 1 Maj 2019
Arbresh.info

Bashkimi Evropian sot feston 15 vjetorin e zgjerimit të tij. Me këtë rast, komisionari evropian, Johannes Hahn ka thënë se ka ardhur koha që Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Hahn ka thënë se është koha që të përfundojë procesi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

“Sot ne festojmë 15-vjetorin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, një projekt ambicioz i bazuar në përpjekjet dhe vizionin e përbashkët: ribashkimin e kontinentit evropian dhe mbrojtjen e paqes, prosperitetit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Bashkimit Evropian.

Ky vizion u realizua dhe tani është koha për të hedhur vështrimin përpara dhe për të finalizuar projektin historik të unifikimit të evropianëve duke integruar edhe Ballkanin Perëndimor.

Jam i sigurt se, me përpjekje të përbashkëta, kjo do të jetë një histori suksesi për të dyja palët, Bashkimin Evropian dhe Ballkanin Perëndimor. Jemi më të fortë së bashku”, ka shkruar Hahn në Twitter.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme