Haradinaj: Kemi ende shumë për të realizuar të drejtat e punëtorëve

13:08 | 1 Maj 2019
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar 1 Majin, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.

Thotë se janë të vetëdijshëm që kanë ende shumë për të bërë për realizmin në plotni të të drejtave të punëtorëve.

Përmes Facebook-ut, Haradinaj thotë se si qeveri janë të vendosur që ë ndërmarrin veprime për përmirësimin e gjendjes së përgjithshme të punëtorëve.

Postimi i Haradinajt:

Qeveria është e vendosur që dialogun social ta mbajë të hapur, duke ndërmarrë njëkohësisht veprime substanciale në përmirësimin e gjendjes së përgjithshme të punëtorëve.

Për herë të parë është bërë nivelizimi i pagave ne nivel nacional, për sektorin publik dhe ka nisë procedura për rritjen e pagesë minimale, në koordinim me të gjithë akterët social-ekonomik.

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve është rast i mirë për të reflektuar se si të vendosim një bashkërendim ndërmjet punëtorëve dhe punëdhënësve, në partneritet me sindikatat dhe politikën, për uljen e papunësisë dhe që Kosova të ketë një treg të konsoliduar të punës.

Ndonëse vendi ynë ka një rritje ekonomike prej 4.7% me tendencë rritjeje të vazhdueshme, jemi të vetëdijshëm se ende kemi shumë punë që të drejtat e punëtorëve të realizohen në plotni, duke zbatuar Ligjin e Punës dhe garantim të sigurisë në punë. Të gjithë punonjësve, urime 1 Maji!

 

Të ngjashme