Google ADS

Rrjeti i Grave të Kosovës proteston për ‘1 Maj’

12:28 | 1 Maj 2019
Arbresh.info

Rrjeti i Grupit të grave së bashku me organizatat e tjera të pavarura janë duke marshuar shesheve të Prishtinës në shenjë të 1 Majit ditës ndërkombëtare të punëtorëve.

Organizatoret kanë zgjedhur që në heshtje të marshojnë dhe mos të japin as një deklaratë, shkruan arbresh.info.

Kujtojmë se më herët një Protestë e kamë mbajtur edhe Sindikata e Bashkuar e Pavarur e Kosovës.
Ata kanë kërkuar që të respektohen të drejtat e punëtorëve dhe ligji i punës.

Ndryshe sot një konferencë për media e ka mbajtur edhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaci pas kthimit nga Samiti i Berlinit por ai nuk ka dhënë asnjë deklaratë për ditën e punëtoreve.

Ndryshe në të gjithë botën sot festohet dita e 1 majit e njohur ndryshe si dita e punëtoreve./arbresh.info/.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme