Google ADS

Në Prishtinë protestohet me moton “Qeveri ne po japim dritë e ju po shkoni në terr”

11:58 | 1 Maj 2019
Arbresh.info

Me moto ” Qeveri ne po japim dritë e ju po shkoni në terr”, BSPK-ja ka mbajtur protestë në Prishtinë me rastin e 1 majit ditës së punëtorëve. 

Ne vend se të festojmë duhet të dalim e të protestojmë tha Abedin Haxhiu Organizator i protestës.

” Përmes kësaj proteste po tentojmë që të tregojmë të drejtat tonë. Kisha dashur që të ketë më shumë protestues sepse në këtë mënyrë po thuhet se punëtorët janë të kënaqur më paga”.

E Avni Ajdini kryetar i BSPK-së, kërkoi që të drejtat e punëtorëve të praktikohen dhe të ndalen premtimet nga krerët e shtetit.

” Mesazhi po jepet në emër të kolegëve tanë një numër sot punojnë në ndërtimtari dhe se kanë pas guximin me ardhë me na u bashkangjit në këtë protestë. 1 maj është larë edhe me gjak më parë që punëtorët të kërkojnë të drejtat e tyre. Duhet të kërkojmë që punëtorët mos të punojnë më shumë se 8 orë. Ne kemi mjaft kërkesa duke kërkuar që të zbatohet paga minimale, kontrata kolektive, pastaj siguria në punë jeni dëshmitarë që për 1 muaj punëtorët nuk po arrijnë pensionin e plot andaj kemi dal që sot më 1 maj ti kërkojmë të drejtat tona si punëtorë. Kërkesat tona deri tash kanë ngel në premtime. Kërkojmë që këto kërkesa të zbatohen. Paga minimale s’duhet të jetë 250 euro por 300. Duhet të jemi unik për realizimin e kërkesave tona kur e dimë që çdo ditë kemi shkelje të ligjit të punëtorëve. Ata që e shkelin ligjin kërkojmë nga punëtorët që të tregoj  në sindikatë”, ka thënë ai.

Ndërsa Matia Lendo i cili ka ardhur nga Zvicra për të përkrahur këtë protestë, tha se në botë ka mjaftë  diskriminime në rastin e punëtorëve emigrant.

Ai tregoj problemet e emigrantëve bë Evropë.

” Sindikata UNIO është sindikata më  e madhe në Zvicër dhe ka mjaft diskriminime të punëtorët të cilët janë emigrant në vendet e Evropiane. Ne angazhohemi për të drejtat e emigrantëve dhe situata e tyre është gjithkund e vështirë. Ka diskriminim në emigrantëve e në  veçanti ata që janë nga Kosova.  Në Zvicër po fyejnë ernat e popullsive të djathtë për të përkeqësuar ligjin për punëtoret emigrantë. Ne jemi për një lëvizje të lirë të të gjithë punëtorëve dhe kjo është e drejt ndërkombëtare”.

Ndërsa Nexhat Llumnica nga sindikata e KEK-ut, tha se vendi ynë sillet sikur mos të ketë as një problem në sektorin private.

“Nëse Qeveria nuk ndërmerr diçka atëherë ne do të punojmë vetëm nga ora 07:00 deri në ora 15:00 dhe atëherë kjo Qeveri do të mbes në tere. Qeveria duhet të punoj për punëtorin e mos të kujtohen vetëm kur vie koha e votave. Kërkesa tjetër është që të njihen sëmundjet profesionale. Ne Kosovë nuk paguhen pushimet shëndetësore. Ne sillemi sikur nuk jemi një shtet i varfër sillemi sikur nuk kemi probleme në sektorin privat dhe me punëtoret. Të gjithë e dimë se jemi të pa kënaqur në sektorin privat më pagën minimale dhe nuk guxojnë të flasin pasi ky shtet është i kapur nga politika. “, tha Llumnica./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme