Dy ditë pas Samitit të Berlinit, presidenti i vendit Hashim Thaçi, përmes një konference për media ka thënë se Bashkimi Europian ka mashtruar Kosovën për Liberalizimin e vizave, shkruan arbresh.info.
Thaçi ka thënë se kriteri i fundit që është thënë të përmbushet për liberalizimin e vizave ka qenë vetëm një premtim mashtrues.
“Është paradoksale që Bashkimi Evropian ka hequr vizat për qytetarët e Bosnjës por vazhdon ta mbajë të bllokuar Kosovën. Kriteri i fundit që na është thënë ta përmbushim për liberalizimin e vizave ka qenë vetëm një premtim mashtrues”, tha ai.
“Kosova e kam theksuar shumë qartë e ju kam drejtuar Merkelit e Macronit mbetet vendi më i izoluar në Evropë. sepse Komisioni Evropian kishte rekomanduar liberalizimin e vizave më 2016 dhe natyrisht duke vlerësuar orientimin më pro-evropian në rajon nuk mund të themi asgjë përpos diskrimin që u bëhet qytetarëve të Kosovës dhe shtetit tonë. Ishte inkurajuese për Kosovën arritja e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë”, tha mes tjerash Presidenti Thaçi./ Arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/421285222029015/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?