Moskontrolli i kufijve nga Shqipëria dhe eksportimi i kriminalitetit prej saj janë shndërruar në një barrë për Kosovën.
Ky është së paku argumenti i përdorur nga presidenti francez Emmanuel Macron gjatë samitit të Berlinit për të mos i hapur dritën jeshile liberalizimit të vizave më Kosovën, njofton Klan Kosova.
Sipas burimeve të radios publike gjermane Deutsche Welle nga bisedimet me dyer të mbyllura shefi francez i shtetit ka argumentuar ”mosmiratimin e heqjes së regjimit të vizave me përvojën e keqe të Francës pas liberalizimit të vizave me Shqipërinë (dhe Gjeorgjinë)”, ku u shtua si numri i migrantëve të parregullt ashtu edhe i kriminalitetit nga këto vende.
Qëndrim të njëjtë thuajse mbajti pak ditë më parë edhe parlamenti holandez që me një votim gati plebishitar i kërkoi qeverisë së tij heqjen e regjimit të vizave për Kosovën. Në vend që të pritje si një sinjal shqetësues, ky votim u karikaturizuar nga qeveria e rilindjes si një akt i ndërmarrë nga ekstremistët ksenofobë që donin të zgjidhnin përmes shqiptarëve llogaritë e tyre të brendshme politike.
Por fakti që e njëjta tezë është rimarrë edhe nga Emmanuel Macron një politikan i njohur për luftën që i bën ekstremit të djathtë dhe frymës ksnenofobe në Evropë, tregon se propaganda e Tiranës është sa dritëshkurtër po aq edhe mendjelehtë.
E vërteta është se ka një problem me kriminalitetin shqiptar dhe lidhjet e tij me sferat më të larta të pushtetit, që ka shqetësuar kancelaritë evropiane.
Siç shkruan DW, mënyra amatoreske se si veproi Shqipëria duke mos marrë përgjegjësitë që i takojnë por duke manipuluar realitetin shkoi deri në atë pikë sa ky shqetësim të përdoret qoftë si e vërtetë, apo qoftë edhe si justifikim, për të penguar liberalizimin e vizave për pjesën tjetër të kombit.
Me sa duket ky kërcënim për Bashkimin Evropian është tejet më i fortë, sesa shantazhet meskine të politikanëve shqiptarë, sesa kërcënimi për heqjen e kufirit të dy shteteve në Morinë, apo propozimet për një president të vetëm të kombit.
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...