Pas zgjedhjeve në BE, një dimension i ri i negociatave Kosovë-Serbi

09:09 | 1 Maj 2019
V. S.

Ka nevojë që të jepet një dimension i ri dhe një shtysë e re dialogut Kosovë-Serbi deri sa të konsolidohen institucionet e Bashkimit Evropian pas rezultateve të zgjedhjeve.

Përparim Kryeziu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLSP), thotë se Samiti në Berlin krijoi një kornizë të cilën do të duhej ta ndjek dialogu në të ardhmen.

“Ne kemi bërë publike pritshmërit tona nga ky samit dhe i kemi renditur ato. Dhe e para, ka qenë që ky samit të ketë për qëllim që të shfaq afirmimin e rolit kyç të Gjermanisë dhe Francës në procesin e dialogut. Dhe së dyti, ka për qëllim që të shpreh edhe një herë çfarë do lloj kundërshtimi që do të krijonte destizabilitet në rajon dhe stabilitet dhe më këtë po i referohemi idesë për ri përcaktim kufijsh. Dhe e treta, të krijojë një kornizë të cilën do të duhej ta ndjek dialogu në të ardhmen. Kjo formë e dialogut deri tani ka rezultuar jo e suksesshme. Po ashtu duke pasur parasysh që Bashkimi Evropian tani futet në një fazë të zgjedhjeve të brendshme dhe ka nevojë që të jepet një dimension i ri dhe një shtyse e re dialogut Kosovë-Serbi deri sa të konsolidohet institucionet e Bashkimit Evropian pas rezultateve të zgjedhjeve”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme