Meizu Pro 5 tashmë është bërë zyrtar në një event të mbajtur në Kinë. Kompania ka larguar konventën “MX” për emërim të telefonave të fundit duke prodhuar një përbindësh të mbështjellur nga metali.
Meizu Pro ka ekran 5.7 inç Super AMOLED me rezolucion 1080p, kamerë prapa 21 megegapiksel me sensor nga Sony, kamerë frontale 5 megapiksel, procesor Samsung Exynos 7420, 3/4GB RAM, 32GB/64GB hapësirë për integrimin e të dhënave, vrimë për kartë microSD dhe USB C, shkruan arbresh.info.
Po ashtu, Meizu Pro ka teknologjinë për mbushje të shpejtë ‘mCharge’, bateri 3050mAh dhe platformë Flyme 5 të bazuar në Android 5.1 Lollipop.
Meizu Pro 5 do filloj shitjet më 12 tetor derisa versioni me 3GB RAM dhe 32GB për akumulimin e të dhënave do kushtoj 439 dollarë, ndërsa versioni me 4GB RAM dhe 64GB hapësirë për akumulimin e të dhënave kushton 490 dollarë./arbresh.info
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së