Koha e mbrëmjeve të maturës është ofruar dhe si duket disa gjimnaze kanë nisur përgatitjet për muzikë e për përzgjedhjen e restorantit. Madje, një komunë këtë po e bënë përmes prokurimit.
Komuna e Kaçanikut në listën e kontratave dhe ofertave tek prokurimi ka publikuar edhe disa kërkesa që kanë të bëjë me mbrëmjen e maturës së gjimnazit “Skënderbeu” në këtë komunë.
Njëra kërkesë është për ushqim për mbrëmjen e maturës ndërsa tjetra është për shërbimin muzikor për këtë natë. Kërkesa për muzikë përfshinte këndimin e drejtpërdrejtë ‘live’, ndërsa llojin e muzikës, atë popullore, zbavitëse, por jo edhe tallava.
Ndërsa, kërkesa për ushqim përfshinë përmbajtjen e shujtës. Në këtë ofertim për ushqim thuhet se pijet alkoolike nuk lejohen.
Ndërsa, subjektet ofertuese duhet të kenë dokumentacionin e plotë e të vlefshëm ligjor.
Mjetet dhe mënyra e pagesës për ushqim në këtë ofertë thuhet se janë me mjete të nxënësve, indeksonline.
Njësoj edhe për shërbim muzikor ndërsa pagesa bëhet përmes xhirollogarisë së përfituesit.
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...