Google ADS

Ajaxi me fitore minimale ndaj Tottenhamit në Londër

22:59 | 30 Prill 2019
Arbresh Info

Goli nga Donny van de Beek i ka dhënë një fitore mjaftë të rëndësishme Ajaxit mbrëmjen e sotme (e martë).

Gjiganti holandez ka bërë një hap të madh drejtë kualifikimit në finale të UEFA Ligës së Kampionëve me fitoren minimale 0 me 1 kundër Tottenhamit në veri të Londrës, shkruan portali arbresh.info.

Me një dominim të shkëlqyer dhe lojë fenomenale, Van de Beek finalizoi në mënyrë perfekte punën e mrekullueshme ekipore të skuadrës së tij duke shënuar golin e avantazhit në minutën e 15′.

Skuadra me lojtar super të talentuar shfaqi filozofinë e lojës së tyre edhe në vazhdim, por djelmoshat nën udhëheqjen e Erik ten Hag nuk konkretizuan rastet e tyre ndonëse goditën një herë shtyllën anësore të portierit Hugo Lloris.

Jan Vertonghen u lëndua duke thyer hundën gjatë kësaj ndeshje pas një përplasje në zonën e rreptësisë së skuadrës mysafire dhe si një zëvendësues i tij u inkuadrua Moussa Sissoko.

Klubi anglez rrezikoi më shumë portën e mysafirëve gjatë pjesës së dytë, por mbrojtja e Ajaxit ishte shumë e kujdesshme.

Takimi i dytë mes tyre zhvillohet javën tjetër në Holandë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme