Zëvendëskryeministri, njëherësh edhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, pas kthimit nga Samiti i Berlinit ka thënë se kancelarja Angela Merkel i ka bërë presion Kryeministri Ramush Haradinaj për heqjen e takës”.
“Ka qenë presion miqësor, jo brutal. Ajo i tha kryeministrit se duheni ta suspendoni taksën, jo ta hiqni tërësisht”, tha ai.
“Merkel gjatë gjithë kohës ka thënë argumente pse duhet të ndodh suspendimi. Madje Kancelarja garanton në një mënyrë se nëse nuk arrihet një marrëveshje gjatë periudhës së suspendimi – taksa të vendoset prapë… Pastaj ka filluar presoni edhe nga Presidenti francez Emmanuel Macron. Kryeministri ka qenë në një situatë shumë të vështirë, por ai ka mbetur tek pikëpamjet e tija”, tha Pacolli në Zona B të Klan Kosovës.
A tha se “Merkel duket se pastaj për këtë çështje ka biseduar me Presidentin serb Aleksandar Vuçiq. Ai gjithmonë e ka luajtur mirë rolin e viktimës – gjatë bisedës me Merkel, duke pohuar me kokë jep garancion se do të dialogojë dhe se nga dialogu do të dalin rezultate”.
Ndryshe, kryeministri Haradinaj ka deklaruar sot sepresidenti Hashim Thaçi, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i kanë bërë presion më shumë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq në sy të të gjithëve në Berlin për ta hequr taksën.
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Se...
Kurti mirëpriti një delegacion të profesorëve, gazetarëve dh...
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...