“Ajaxi po luan si në FIFA”

22:08 | 30 Prill 2019
Arbresh Info

Nëse keni dashur një gol që shfaq filozofinë dhe parimet e Ajaxit, mjafton të shikoni golin e epërsisë kundër Tottenhamit në takimin e parë në kuadër të gjysmëfinaleve në Ligë të Kampionëve.

Skuadra nga Amsterdami me shpejtësi u përshtat në lojë dhe nuk shkoi gjatë sa për të befasuar “Spursët” në fushën e tyre duke pasur një posedim të topit prej 71 për qind vetëm gjatë minutave të parë, transmeton portali arbresh.info.



Kur po zhvillohej minuta e 15-të, ata shënuan për 1 me 0 me anë të mesfushorit Donny van de Beek, i cili finalizoi punën e mrekullueshme të skuadrës duke shënuar golin e 161-të të Ajaxit këtë sezon.

David Neres pasoi topin te Lasse Schone, i cili e ktheu atë te Hakim Ziyech që më pas asistoi në formë të shkëlqyer te Van de Beek.

22-vjeçari ishte tepër i ftohtë para portës duke u shtirur fillimisht se po gjuan para se të dërgojë topin në portën e Hugo Lloris për t’i dhënë një epërsi të merituar skuadrës së Erik Ten Hagut.

Fillimisht kishte dyshime për pozitë jashtë loje, por VAR-i zbuloi se Van de Beek ishte në pozitë të rregullt.

Me dy gola në dy ndeshje radhazi, reagimet e tifozëve nuk munguan dhe ata madje e krahasojnë lojën e tyre me atë në FIFA./arbresh.info/

https://twitter.com/Oddschanger/status/1123305655182479363

https://twitter.com/tancredipalmeri/status/1123306888559583235

https://twitter.com/tancredipalmeri/status/1123308341244178432

https://twitter.com/MarkyWhitehead/status/1123306955743866881

https://twitter.com/GoonerViews/status/1123306443086626816

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme