Adelina Ismaili para shumë vjetëve e filloi këtë ‘lojë’

21:52 | 30 Prill 2019
L G

Deri më tani kanë qenë artistët reper që i bënin diss njëri tjetrit me këngët e tyre. E pas tyre erdhën femrat që për momentin janë në zë.

Tayna, Rina Balaj, Melinda, Fifi, e Arta Memedi janë ato që ende po vazhdojnë dissat mes vete, dhe që po komentohen mjaftë shumë.

Këto femra kanë marrë edhe vëmendjen e reperëve duke thënë se ato tashmë e kanë marrë muzikën në dorë.

Por, para shumë viteve, Adelina Ismaili ka qenë femra e parë që e filloi këtë ‘lojë’.

Njëra prej këngëve të saj që u përflit se është diss për Leonora Jakupin, atë kohë që nuk i kishin punët mirë mes vete, është ‘ Lumja une per ty’ që pothuajse e gjithë kënga është ‘diss’ për të./ Gazeta Express.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme