Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, më 27.04.2019 ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës, caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarve R.I., dhe A.D., të cilët dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Mashtrimi”, nga neni 335 par.2 lidhur me par.1 dhe lidhur me nenin 31 të KPRK-së dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, nga neni 398 par.2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, raporton arbrsh.info.
Sipas njoftimit të kësaj prokurorie, pas zbatimit të masave të fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit, me autorizim të Prokurorit të Shtetit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë arritur që me sukses të identifikojnë dhe të arrestojnë dy të dyshuarit e lartcekur, në një rast të mashtrimit të qytetarëve, përmes shitjes së biletave të falsifikuara, si brenda territorit të Republikës së Kosovës, ashtu edhe jashtë saj.
“Ekziston dyshimi i arsyeshëm se, duke filluar nga data 23.07.2018, e deri në momentin e arrestimit, më 26.04.2019, të dyshuarit e lartcekur, pas marrëveshjes paraprake në mes tyre për kryerjen e mashtrimit, i dyshuari R.I., si pronar i agjensioneve “Sky Travel”, “Euro Travel”, “Euro Reisen”, me seli në Pejë dhe e dyshuara A.D., si punonjëse në këtë agjension, i kanë mashtruar qytetarët përmes paraqitjes së fakteve të rreme dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm material për vete, në data të ndryshme dhe në qytete të ndryshme, duke filluar nga Prishtina, Peja, Gjilani dhe Gjakova, u kanë shitur aviobileta fiktive për fluturime jashtë Kosovës, ndërsa këto fluturime nuk janë realizuar fare, e për të cilat të dëmtuarit kanë paguar shuma të ndryshme të të hollave, ndërsa paratë e marrura nuk janë kthyer te ata asnjëherë”, bën të ditur prokuroria.
Duke vepruar kështu, të dyshuarit u shkaktuar dëme materiale viktimave në vlera të ndryshme.
Me këtë sipas prokurorisë të dyshuarit R.I., dhe A.D., në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Mashtrimi”, nga neni 335 par.2 lidhur me par.1 dhe lidhur me nenin 31 të KPRK-së./Arbresh.info
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...