Juan Cuadrado ka insistuar se sezoni i Juventusit nuk mund të konsiderohet si dështim.
Juventusi sërish dështoi për të siguruar trofeun e madh në Ligë të Kampionëve duke u eliminuar nga Ajaxi në çerekfinale, transmeton portali arbresh.info.
“Kur unë i shikoja ndeshjet dhe nuk mund t’i ndihmoja bashkëlojtarët e mi për të fituar, ishte një gjë e keqe”, ka thënë fillimisht anësori pas rikthimit në stërvitje.
“Kam nisur të punojë për rikthim dhe tani gjërat janë më lehtë. Titulli ishte i jashtëzakonshëm, nuk është lehtë asnjëherë për të fituar por ne kemi punuar shumë për këtë”
“Disa njerëz mendojmë se ne kemi dështuar, por ne nuk kemi dështuar. Eliminimi nga Liga e Kampionëve ishte i keq, por të fitosh tetë tituj radhazi në Serie A është diçka që qëndron në histori”, përfundoi Cuadrado./arbresh.info/
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit