Pozitive e ka vlerësuar opozita kyçjen e Gjermanisë e Francës për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje mes Kosovës e Serbisë.
Shefat e grupeve parlamentare të partive opozitare dhe NISMA-s, kanë vlerësuar se dëm ka qenë që në Samitin e Berlinit krerët e shtetit kanë shkuar me qëndrime të ndryshme për çështjet e pazgjidhura mes Kosovës e Serbisë.
Por, sipas tyre, rolin më negativ në procesin e dialogut deri tani, e ka luajtur presidenti Hashim Thaçi.
“Duhet ta vlerësojmë rolin e Gjermanisë dhe Francës në këtë proces, sepse ndoshta po fillojmë një momentum të ri të këtij procesi. Besoj që rrethanat aktuale në Kosovë pamundësojnë një dialog substancial dhe duke qenë që jemi në fazën finale, besoj që Kosova duhet të jetë më e përgatitur. Dëmet nga promovimi i idesë së korrigjimit të kufijve kanë krijuar pasiguri sociale dhe ekonomike”, ka thënë Avdullah Hoti, nga LDK.
“Kosovës moti nuk i ka ndodhur që të përfaqësohet në formate kaq të larta me dy qëndrime shumë të ndryshme qa kanë të bëjnë me çështjet jetike të Kosovës. M’u duk që Merkeli ishte e pakënaqur me presidentin tonë, ndërsa Macroni ishte i pakënaqur me kryeministrin, ndërsa presidenti ishte i pakënaqur me të dy këta, e kryeministri duket se në Berlin kishte shkuar vetëm për vizë”, ka thënë Glauk Konjufca, nga Vetëvendosje.
“Ne si PSD, ka kohë të gjatë që jemi përcaktuar për konsensus dhe mendimi ynë ka qenë që kjo arrihet përmes bartjes së procesit të dialogut në Kuvend që nga fillimi i tij. Qëllimi i delegacionit shtetëror ka qenë që t’i mbledhë të gjitha forcat politike bashkë, e nuk i ka mbledhur ato bashkë dhe ky ka qenë një dëm i madh që i është bërë Kosovës”, ka thënë Visar Ymeri i PSD-së.
“Këto çështje nuk mund t’i zgjidhë as Berlini e as Parisi. Shkëmbimi dhe korrigjimi janë instrument dhe edhe kjo është një ide e vjetër nga fronti i Serbisë. Platforma e dialogut nuk është Bibël as Kuran dhe mund të ndryshohet”, ka thënë Bilall Sherifi i Nismës Socialdemokrate.
Sipas një raporti të Grupit për Studime Juridike dhe Politike, qartazi duket se Franca e Gjermania kanë filluar të zotërojnë procesin e dialogut Kosovë – Serbi.
Sipas kësaj organizate, gjithashtu vërehet se nuk mund të pritet arritja e një marrëveshjeje përfundimtare mes palëve në një të ardhme të afërt.
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...