Lionel Messi është në formën e tij më të mirë sërish. Sulmuesi është duke shfaqur se është pjesë kryesore e linjës frontale të Barcelonës edhe në Ligë të Kampionëve këtë sezon.
Gjeniu nga Rosario dominon listën e golashënuesve me 10 gola brenda tetë ndeshjeve, transmeton portali arbresh.info. Ai ka shënuar 1.3 gola për ndeshje si dhe nga një gol çdo 66 minuta.
Messi udhëheq edhe ranglistën për gjuajtje në portë gjithashtu me 20 në përgjithësi. Pra, njëra nga dy goditjet e tij përfundon gjithsesi në portë.
Messi ka shënuar pesë gola brenda tetë paraqitjeve të tij.
Ai gjithashtu ka goditur shtyllën dy herë dhe ka krijuar tri asistime.
Kjo do të thotë se Messi nuk është vetëm një lojtar tjetër që është në gjendje të shënojë dhe krijojë gola për edhe për ta bërë këtë ndeshje pas ndeshje.
Ai e bëri këtë gjatë ndeshjes së parë në Ligë të Kampionëve këtë edicion kundër PSV-së duke shënuar hat-trick si dhe më pas në Wembley dy herë kundër Tottenhamit.
Messi realizoi dy herë edhe kundër Olympique Lyonit dhe më pas shënoi diopetë edhe kundër Manchester United.
Jo vetëm se ka thyer mallkimin e tij që nuk kishte shënuar në çerekfinalet e këtij kompeticioni që nga viti 2013, por edhe ka dërguar në gjysmëfinale skuadrën e tij duke e mbajtur në garën për tripletë./arbresh.info/
Erdogan padit për shpifje liderin e opozitës dhe kryetarin e...
Vdes edhe një i burgosur politik në Bjellorusi
Elbasan/ Arrestohen 7 pedagogë, dyshohet se merrnin para nga...
Kosova e Shqipëria me marrëveshje teknike mes dhomave të Ndë...
Hëna e re në Akrep: Gjërat që nuk duhet të bëni
Niveli i ulët i melatoninës shkakton diabetin?