Ambasada franceze në Maqedoninë Veriore publikoi sot Strategjinë e Ballkanit Perëndimor, miratuar me kërkesën e presidentit francez Emmanuel Macron, me qëllim të afrimit më pranë vendeve të rajonit dhe për të plotësuar dhe, siç thuhet, të mbështesë aktivitetet e BE-së për t’i afruar ato në Evropë.
Strategjia u botua në frëngjisht, maqedonisht dhe shqip në faqen e internetit të Ambasadës franceze në Shkup, një ditë pasi një samit i udhëheqësve të vendeve të Ballkanit Perëndimor u zhvillua në Berlin.
Presidenti Macron ka theksuar hartimin e strategjisë bazuar në analizën që vendet e rajonit Sllovenia, Kroacia, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia Veriore, Mali i Zi dhe Serbia kanë bërë përparim të rëndësishëm, megjithatë, shumë reforma që do të lejonin stabilizim të përhershëm dhe reagim ndaj sfidave me të cilat ballafaqohet.
Teksti i plotë:
Që nga fillimi i viteve 2000 dhe përfundimi i konflikteve të armatosura, të lidhura me shpërbërjen e Jugosllavisë, stabilizimi dhe zhvillimi demokratik, ekonomik dhe social i vendeve të Ballkanit Perëndimor (Sllovenia, Kroacia, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia ) ka njohur përparim të dukshëm. Sllovenia u bë anëtare e Bashkimit Evropian në vitin 2004, ndërsa Kroacia në vitin 2013.
Megjithatë, nevojiten reforma të shumta, që t`i mundësohet rajonit që të stabilizohet përgjithmonë dhe t’i përgjigjet sfidave me të cilat ballafaqohet: politike (mosmarrëveshje të pazgjidhura, edhe pse Marrëveshja e Prespës paraqet një përparim të dukshëm dhe një shembull të dialogut rajonal); çështjet ekonomike dhe sociale vështirësi gjatë vendosjes së përhershme të sundimit të ligjit; çështjet e sigurisë ndikimet e jashtme që devijojnë rajonin nga perspektiva e tij evropiane.
Në bazë të këtij konstatimi, presidenti i Republikës së Francës kërkoi miratimin e një strategjie konkrete për Ballkanin Perëndimor, në mënyrë të tillë që Franca do të ketë një angazhim më të madh në stabilizimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilat nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian, në drejtim të zhvillimit të tyre ekonomik dhe social dhe në drejtim të forcimit të shtetit të së drejtës.
1. Masat konkrete.
Franca do të intensifikojë marrëdhëniet e saj politike me vendet e rajonit. Presidenti i Republikës së Francës do të vizitojë Serbinë në muajin korrik. Ministri për Çështje Evropiane dhe Punë të Jashtme do të vizitojë Shqipërinë dhe Kosovën këtë vit. Përveç kësaj, vizita të tjera të anëtarëve të qeverisë dhe deputetëve, në të gjitha vendet e rajonit, do të ndihmojnë në forcimin e marrëdhënieve tona. II. Franca do të forcojë bashkëpunimin e saj dypalësh me vendet e rajonit në katër fusha: 1. Zhvillimi ekonomik dhe social nëpërmjet intervenimit të Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD)
Një marrëveshje ndërqeveritare me Serbinë u nënshkrua më 25 shkurt. Pesë marrëveshje të tjera janë të negocim e sipër. AFD do të mbështesë integrimin rajonal të vendeve të Ballkanit Perëndimor për të ndihmuar zhvillimin dhe stabilizimin e tyre. Ajo do të mbështesë tranzicionin drejt zhvillimit të qëndrueshëm, me prioritet tranzicionin e energjisë dhe atë mjedisor, si dhe tranzicionin territorial, fusha këto në të cilat AFD do të mund të valorizojë përvojën e saj dhe ekspertizën franceze, duke kontribuar njëkohësisht në arritjen e objektivave klimatike, të përcaktuara nga autoritetet franceze. AFD-ja gjithashtu do të zbatojë projekte në fushën e barazisë gjinore dhe do të mbështesë pajtimin dhe të rinjtë, nëpërmjet Zyrës Rajonale për Bashkëpunim mes të Rinjve në Ballkanin Perëndimor (RIKO), ( e themeluar sipas modelit të Zyrës Franko-Gjermane për të rinjtë OFAZH). Ndihma vjetore e siguruar nga AFD-JA (filli misht 100 deri më 150 milion euro) do të shërbejë si një mbështetje përmirësuese për financimin e donatorëve të tjerë, veçanërisht të Institutit gjerman të Kreditimit për Rindërtim (KfV), me të cilin ka një bashkëpunim të ngushtë.
2. Siguria
Luftimi i tregtisë së paligjshme të armëve të vogla dhe të lehta: zbatimi i mëtejshëm i udhëzimeve franko-gjermane për mobilizimin e vendeve të rajonit, përmes masave konkrete (veçanërisht në lidhje me sigurinë, luftën kundër rrjeteve të trafikimit të qenieve njerëzorë dhe krijimit të stoqeve të paligjshme të armëve) dhe përmes koordinimit të ndihmës së bashkësisë ndërkombëtare në drejtim të luftimit të trafikimit të armëve. Forcimi i bashkëpunimit tonë dypalësh, duke përfshirë: krijimin e njësive të përhershme të inteligjencës në fushën e kriminalitetit (UPRC). Luftimi i terrorizmit dhe radikalizmit me mbështetje për vendosjen e platformave për raportimin apo paraqitjen e përmbajtjeve të paligjshme në internet. Forcimi i mekanizmit tonë të bashkëpunimit operacional për çështjet e sigurisë së brendshme.
3. Drejtësia
Vazhdimi i bashkëpunimit teknik në luftën kundër trafikut të drogës, trafikimit të armëve dhe trafikimit të qenieve njerëzore dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Vendosja e bashkëpunimit të ri në fushën e krimit financiar dhe ekonomik, lufta kundër tregtisë me mallra kulturorë dhe lloje të mbrojtura, të cilat gjithashtu mund të jenë burime për financimin e terrorizmit. Krijimi i ekipeve të përbashkëta të hetimit me të gjitha vendet e rajonit;
4. Mbrojtja
Intensifikimi i shkëmbimit me vendet e rajonit (dialogjet politiko-strategjike, vizitat e autoriteteve ushtarake). Marrjen e komandës së operacionit EUFOR-Althea, më 27 mars. Ofertë më të madhe për trajnim të oficerëve për vendet e Ballkanit Perëndimor në shkollat franceze të stërvitjes, si dhe të shtetasve nga këto vende, në Institutin për Studime të Larta të Mbrojtjes Kombëtare (IHEDN). Mbështetje për përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në operacione të përbashkëta paqeruajtëse jashtë vendit.
III. Strategjia e Francës për Ballkanin Perëndimor synon të mbështesë dhe të plotësojë veprimin e Bashkimit Evropian për të përkrahur afrimin e rajonit drejt Evropës.
Ajo gjithashtu plotëson aktivitetet e ndërmarra në kuadër të procesit të Berlinit, në të cilin Franca merr pjesë që nga themelimi i saj dhe do të zbatohet pjesë-pjesë në kuadrin franko-gjerman: lufta kundër trafikut të paligjshëm të armëve të vogla dhe të lehta; mbështetja për Zyrën Rajonale të Bashkëpunimit Rinor (RIKO) Bashkëpunimi ndërmjet Agjencisë Franceze për Zhvillim dhe Institutit gjerman të Kreditimit, i destinuar për Rindërtim; vizita të përbashkëta në rajon.
Arioni surprizohet nga motra e tij në Big Brother, ja takimi...
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...