Google ADS

Nitaj: Edi Rama le t’i shohë problemet e tij të brendshme, të cilat kurrë nuk i ka pas më të rënda!

19:12 | 30 Prill 2019
L G

Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe Sekretari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj ka reaguar ndaj kryeministrit shqiptar, Edi Rama për ndërhyrjen që po bën rreth taksës së Kosovës ndaj Serbisë, shkruan arbresh.info.

Nitaj përmes postimit në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka shkruar se kryeministri Rama më mirë do të ishte të merrej me problemet e tij ,të cilat sipas tij kurrë s’kanë qenë më të rënda se tash, se sa me taksën e Kosovës ndaj Serbisë.

Ky reagimi Nitajt vjen pas deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, rreth presionit të madh që i ishte bërë nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministrit Edi Rama për heqjen e taksës ndaj Serbisë.

Madje Haradinaj ka thënë se më shumë presion i ishte bërë nga Thaçi dhe Rama se sa nga vet presidenti serb, Aleksander Vuçiq./Arbresh.info

Ky është reagimi i plotë i Nitaj:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme