Google ADS

Zidane largohet këtë verë nga Real Madridi?

19:15 | 30 Prill 2019
Arbresh Info

Bazuar në një raport së fundmi nga France Football, Luca Zidane pritet të largohet nga Real Madridi në formë huazimi gjatë merkatos verore të transferimeve.

20-vjeçari është djali i trajnerit Zinedine Zidane, i cili është rikthyer në klub gjatë muajve të fundit, transmeton portali arbresh.info.

Pavarësisht këtij raporti, duket se Luca do të largohet në formë huazimi në kërkim të eksperiencës ndërkohë që Clermont raportohet të jetë i interesuar për të nënshkruar me talentin e ri.

Luca është aktualisht përzgjedhja e tretë në Bernabeu dhe duke marrë parasysh moshën e tij, është shumë e rëndësishme për të që të ketë sa më shumë minuta në fushë.

Qëllimi i tij përfundimtar është kalimi te një klub madhështor evropian dhe ndoshta në rast se performon mirë gjatë periudhës si i huazuar, ai mund të ftohet sërish nga Real Madridi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme