Eliot Engel, drejtues e Komitetit për Punë të Jashme në Kongresin Amerikan, ka thënë sot se është shokuese se si askush nuk u dënua për krimet e kryera ndaj shqiptarëve në Kosovë.
Kongresmeni Engel, që sot ka ftuar të dëshmojnë në Komitetit për Punë të Jashtme, ish-Presidenten, Atifete Jahjaga, viktimën e dhunës seksuale, Vasfije Krasniqi – Goodman, dhe Ilir Bytyqi, i cili është vëllai i tre dëshmorëve Yll, Agron e Mehmet Bytyqi.
“Kam qenë shumë herë në Kosovë, kam parë gjithçka. E kam parë edhe një shtatore që është për nder të vëllëzërve Bytyqi”, ka thënë Engel, transmeton Gazeta Express.
Ai thotë se është padrejtësi e madhe fakti që akoma askush nuk u dënua për mijëra krime në Kosovë.
“Është shokuese që kurrë askush nuk u dënua për krimet në Kosovë”, është shprehur Kongresmeni.
Engel ka kritikuar krijimin e një gjykate speciale që do të gjykojë krimët vetëm të një etnie.
Tutje ai ka treguar se e ka takuar dy herë në zyrën e tij Presidentin serb, Aleksander Vuciq dhe i ka kërkuar drejtësi për vëllezërit Bytyqi që u vranë në luftë e që ishin shtetas amerikanë.
“E kam pasur dy herë në zyrë Vuciqin, i kam folur për dy vëllezërit e tu, dhe ai më ka premtuar se do të gjejnë vrasësit”, ka thënë Engel.
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...