Roberto Firmino është përfshirë në skuadrën prej 23 lojtarëve në dispozcion të Liverpoolit për ndeshjen në udhëtim kundër Barcelonës.
Skuadra e Liverpoolit për ndeshjen kundër Barçës: Fabinho, Van Dijk, Wijnaldum, Lovren, Milner, Keita, Firmino, Mane, Salah, Gomez, Alisson, Henderson, Sturridge, Moreno, Oxlade-Chamberlain, Mignolet, Shaqiri, Brewster, Robertson, Origi, Matip, Kelleher, Alexander-Arnold.
Firminoi mungoi në fitoren 5 me 0 të “Redsave” ndaj Huddersfieldit mbrëmjen e së premtes për shkak të një problemi të lehtë muskulor, transmeton portali arbresh.info.
Por, tifozët e skuadrës sigurisht se do të jenë të kënaqur me të mësuar se braziliani është pjesë e skuadrës që udhëton në Spanjë për takimin e parë në kuadër të gjysmëfinaleve.
Fabino është gjithashtu në dispozicion kundër Barcelonës edhe pse mungoi në dy takimet e mëparshme për shkak të një lëndimi në kokë që mori ndaj Cardiff Cityt.
Xherdan Shaqiri është po ashtu i përfshirë në skuadër për ndeshjen në Camp Nou, por ylli kosovar nuk pritet të jetë pjesë e linjës startuese dhe vështirë se do të marrë disa minuta në fund ndonëse shkëlqeu gjatë 15 minutave në fitoren e thellë të së premtes./arbresh.info/
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?