Sot heroi Ilaz Kodra do të mund të ndihet për herë të parë krenarë edhe me vajzën e tij që lufta se la t’a shihte, kjo ishte fjalia e parë që e rrëfeu para të pranishme e vajza e heroit Ilaz Kodra, Krenare Kodra.
Ajo tha se plumbat edhe kanë mundur të ua rrezojnë trupat e tyre në dhe por, asnjëherë nuk do të lejonin që dikush tjetër të behët zot i tokave të tyre.
“Në emër të familjes Kodra ju falënderoj për pjesëmarrje. Kam nderin të gjendemi sot para jush për këtë rast. Sot kujtojmë sakrificën e dëshmoreve për çlirimin e vendit. Ata dëshmuan se plumbat edhe mund të ja u dorëzonin trupat për dhe por askush s’mund të behet zot i tokave të tyre. Babi tani u bashkua me Fehmiun dhe Xheven, u rikthye në tokën e vet ku fuqishëm do të qëndroj gjithmonë. Babi do të ndihet krenarë tani me Kosovën e lirë. Për herë të parë do të ndihet krenarë edhe me mua, pasi që lufta se la të më shihte. Populli jonë ka fituar një legjendë që na bën të kuptojmë se çka do të thotë të jetë shqiptar, kjo duhet të jetë motiv për ta çuar Kosovën përpara. Duke qenë sot këtu ne dëshmojmë se kuptojmë vlerën e lirës dhe e kuptojmë se sa kushtuar ajo” u shpreh vajza e dëshmorit Ilaz Kodra
Zbulimi i shtatores së gjeneralit të UÇK-së, u bë në 20 vjetorin e rënies së tij dhe 53 luftëtarëve të lirisë./arbresh.info/
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...