Google ADS

Grabitja e Rinasit, Hajdini: Nuk kam lidhje me ngjarjen

13:18 | 30 Prill 2019
Arbresh.info

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg”, për shtetasin Ragip Hajdini, i akuzuar për grabitjen e Rinasit.

Përpara togave të zeza ai tha se nuk ka lodhje me ngjarjen. Seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura, pa praninë e medieve. Mësohet se 50-vjeçari mbajti qëndrim mohues gjatë gjithë procesit.

Dyshohet se Hajdini është anëtari i grupi të strukturuar kriminal dhe ndaj tij rëndojnë akuzat si grabitje me armë, armëmbajtje pa leje, vrasjen e efektivëve të policisë, mbetur në tentative, mbi grabitjen e datës 9 prill 2019 në Aeroportin e Rinasit

Deri më tani ka shkuar në 6 numri i të arrestuarve për grabitjen e Rinasit. Ragip Hajdini është nga Kosova dhe u prangos në Kavajë pak ditë më parë, me dyshimet se është njëri nga bashkëpunëtorët e kësaj ngjarjeje të bujshme. Ai është përshkruar nga Alkond Bengasi si “Daja” nga Kosova, i cili takohej shpesh me Klement Çalën dhe Admir Muratajn./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme