Rama, me kryetaren e Partisë Socialdemokrate: U diskutua procesi i integrimit

11:37 | 30 Prill 2019
Arbresh.info

Kryeministri Rama zhvilloi sot një takim me Kryetaren e Partisë Socialdemokrate Andrea Nahles, ku u diskutua procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Kryeministri e njohu zonjën Nahles me reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare dhe pritshmërinë për një përgjigje pozitive nga vendet anëtare të BE për hapjen e negociatave.

Zonja Nahles siguroi zotin Rama për mbështetjen e pakushtëzuar të grupit socialdemokrat për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Liderja e partisë socialdemokrate, njëkohësisht dhe kryetare e grupit parlamentar, përgëzoi Kryeministrin për reformat e ndërmarra dhe u shpreh besimplotë për një vendim pozitiv në qershor./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme