Google ADS

Shqiptarët nga Turqia vizitojnë Kosovën pas 100 vitesh

11:33 | 30 Prill 2019
Arbresh.info

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Fatmir Matoshi, ka pritur në takim sot një delegacion me Shqiptar nga Turqia, shkruan arbresh.info

E veçanta e këtij takimi ishte se Shqiptarët të cilët kishin ardhur nga të gjitha vendet e Turqisë, kishin ardhur ne vendlindjen e prindërve të tyre pas me shumë se 100 viteve.

Rexhep Gyndyz, ne emër të shqiptarëve tha se është mjaft i kënaqur që po e vizitojnë Kosovën pas 100 viteve që kur të paret e tyre kanë shkuar në Turqi.

“Jemi të kënaqur që kemi ardhur për herë të parë në Kosovë. Prindërit dhe gjyshërit tan kanë ardhur para 100 viteve në Turqi dhe kanë vdekur pa e vizituar asnjëherë Kosovën. Ne jemi të kënaqur më Kosovën. I kemi ruajtur të gjitha traditat e edhe gjuhen. Jemi të shpërndarë në disa fshatra të Turqisë. Kemi ardhur me e pa Kosovën”.

E Ministri Fatmir Matoshi, falënderoj shqiptarët nga Turqia për vizitën 5 ditore në Kosovë.

“Ju falënderoj që keni ardhur në vendin tuaj që dikur me zor ju kanë detyruar të largoheni. Tash Kosova ka ndryshuar dhe është më mirë”.

Shqiptarët nga Turqia kanë qëndruar një vizitë 5 ditore në Kosovë, ku nga afër kanë parë vendin prej nga e kanë prejardhjen.
Ndërsa kanë treguar se vazhdojnë ta ruajn traditën dhe gjuhën./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme