Florent Spahija nga KDI thotë se ekzistojnë qindra raste ku punëtorët kanë deklaruar shkeljet që bëhen aty ku ata punojnë. Ai përmendi shumë raste kur punëtorët nuk kanë patur guximin as të raportojnë parregullsitë që i bëhen, nën kërcënimet se do e humbasin punën, raporton arbresh.info.
“Raporti përmban të gjitha rastet që janë raportuar për shkelje të ndryshme. Nga dërgimi i SMS, kemi pranuar qindra thirrje se ku mund ta raportojnë shkeljen. KDI është takuar me disa prej këtyre rasteve dhe punëtorët e sigurimit privat, kanë qenë punëtorët që kanë raportuar raste të tyre që kanë punuar pa pushim javorë, e që janë larguar edhe nga puna nëse kanë kërkuar pagën e tyre. Shumica e punëtorëve kanë deklaruar se nuk kanë pushim mjekësor e as vjetor. Kur është kërkuar të deklarojnë me emër e mbiemër, nuk kanë dashur pasi që është frikësuar që do ta humbas punën, pasi nuk kanë pasur burim të të ardhurave te tjera,” bënë të ditur Spahija.
Rast tjetër, ai përmend një punëtor që punon në një kompani serioze, dhe ky punëtor sipas Spahijës ka deklaruar se nuk e ka askund të paguar trustin pensional.
“E përbashkëta e sektorit privat nga raportimi është se shkeljet e të drejtave vazhdojnë. Dhe shumë punëtor të sektorit privat nuk kanë njohuri se cilat institucione janë përgjegjëse për t’i mbrojtur të drejtat e tyre”.
Basri Ibrahimi kryeinspektor i Inspektoratit të Punës duke bërë krahasimin e statistikave me vitet paraprake, thotë se ka avancim këtë vit.
“Unë pajtohem me raportin dhe kisha dashur të jetë më herët për ta diskutuar. Të gjitha këto gjetje që ju i keni paraqitë, është fakt, sidomos në sektorin privat ka shkelje. Në këtë kohë arrihet një marrëveshje kontraktuale ndërmjet punëdhënësit dhe punëtorit, dhe e vërtet, ka shkelje sa i përket orarit të punës, të rrogës, pushimit vjetor etj. Por, nëse e krahasojmë me vitet paraprake ka avancim në këtë vit. Na merr shumë kohë edhe sektori publik që nuk është dashur fare të na marrë kohë, dhe që t’i përkushtohemi më shumë sektorit privat. Ne jemi mundu me i kushtu më shumë rëndësi jetës në punë, sepse jeta e njeriut nuk kthehet,” është shprehur kryeinspektori Ibrahimi.
Disa prej rekomandimeve të dala nga ky raport është rritja e numrit të inspektimeve në terren, dhe Inspektorati të organizojë kampanja vetëdijësuese për punëdhënës e punëtorë.
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...