Google ADS

Shtohen edhe 16 inspektorë policorë

10:40 | 30 Prill 2019
arbresh.info

Është mbajtur sot ceremonia e përfundimit të trajnimit profesional të Inspektorëve të rinj të Inspektoratit Policorë të Kosovës në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.

Ismail Smakiqi, drejtor i përgjithshem i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike tha se gjithë ky trajnim i cili është mbajtur 28 javë për inspektorët e rinjë ka filluar me një program profesional.

“Kjo ceremoni shënon historinë e Akademisë, sepse 16 kadetët e Kosovës kane ndjekë një program profesional, dhe po e përfundojnë me një program profesional. Të gjithë ne kemi bërë një rrugë të gjatë dhe shumë punë për më shumë se tri vite. Në prill 2018 është bërë edhe programi për zjarrfikës. 420 kadet janë nga Policia e Kosovës,” deklaroi Smakiqi, raporton arbresh.info.

Ndersa, Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, tha se sa i përket sigurisë në Kosovë, ndihma e Ministrisë së Punëve të Brendshme, do të jetë gjithmonë e pranishme.

“Dua t’u përgëzoj për punën në Akademinë e Sigurisë Publike. Ndihma ime si ministër nuk do të mungojë asnjëherë sidomos në këtë rast. Mbikëqyrja dhe kontrolli ndikon në tërësi në balancën mes  pushtetit dhe shumë institucione të Kosovës. Synimet i kemi që të rrisim kapacitetet në sferën që ka nevojë shteti i Kosovës. Uroj që të dilni me rezultate pozitive,” është shprehur ministri Mustafa.

Kryeshefja ekzekutive e Inspektoratit Policor të Kosovës, Miradije Kelmendi tha se pret që ky trajnim i këtyre kadetëve të rezultojë me profesionalizëm.

“Kjo ditë shënon një moment të veçantë pasi që jeni gjenerata e parë e trjanuar. Para më se gjashtë muajsh këtu keni filluar trajnimin tuaj. Rruga ka qenë e vështirë dhe me plot sfida. Shpresojmë që këto të rezultojnë me profesionalizëm. Qytetarët presin nga ne që të rezultojmë me siguri, me respektim të ligjit dhe në shërbim të sigurisë për qytetarë,” thotë Kelmendi, raporton arbresh.info.

Kimbrely Riffle, Menaxhere e Programit ICITAP Kosovë, pati një porosi për këta kadetë të zgjedhur, duke vlerësuar se ketë punë duhet ta bëjnë me nderë dhe që politikën  dhe interferencat t’i mbajnë larg kësaj pune.

“Është ditë që duhet të festojmë. Kemi nderin të ndajmë sukseset tuaja. Disa këshilla i kam, duhet t’a merrni punën seriozisht. Bëjeni punën tuaj me nderë. Mbroni qytetarët. Ju duhet të jeni të angazhuar në te arriturat e shtetit e Kosovës. Politika dhe interferenca duhet të jenë sa ma larg kësaj pune. Benifitet e një personi nuk kane pjesë në Qeverinë e Kosovës . Ju lutem konsideroni ketë para se të merrni një aksion pyetës,” këshilloi Riffle.

Për këta 16 kadetë në fund u dhanë certifikata për trajnimin profesional të IPK-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme