Sipas një studimi të Qendrës për Kërkim, PEW, me qendër në Uashington, përdoruesit e rrjetit social Twitter janë më të rinjtë, më shumë identifikohen si demokratë, me arsim më të mirë dhe kanë të ardhura më të larta sesa mesatarja e të rriturve të tjerë.
Studimi thekson se “ata besojnë se migrantët e forcojnë vendin, në vend që ta dobësojnë”.
Studimi tregon karakteristikat dhe qëndrimet e përdoruesve të Twitter-it në SHBA si dhe lidh ato vëzhgime me sjelljet aktuale të këtij rrjeti, të tilla si sa shpesh përdoruesit postojnë ose sa llogari ndjekin. Në SHBA, rreth 42% e përdoruesve të këtij rrjeti social kanë të paktën një diplomë universitare, e cila është të paktën 11 pikë përqindjeje më e lartë se popullsia e përgjithshme.
Numri i përdoruesve të rritur të Twitter-it që raportojnë të ardhura familjare mbi 74 mijë dollarë është 41%, 9 pikë përqindjeje më e lartë se popullsia e përgjithshme. Përdoruesit e Twitter-it po ashtu 25 % më shumë duken se janë demokratë sesa republikanë ndërkohë në aspektin e ideologjisë politike identifikohen më pak si konservatorë sesa ata që nuk përdorin Twitter-in.
Studimi po ashtu tregon sjelljen në dallimet racore, në çështjet e migracionit si dhe ato gjinore. Një pjesë e madhe e përdoruesve të Twitter-it thonë se njerëzit me ngjyrë trajtohen më pak se të bardhët, përkatësisht 64% kundrejt 54% e përdoruesve amerikanë. Qendra amerikane thekson se 66% e përdoruesve amerikanë thonë se migrantët e forcojnë SHBA-në, ndërsa 62% thonë se pengesat në shoqëri ekzistojnë që e bëjnë të vështirë për gratë të ecin përpara.
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...
Jashari takohet me shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosu...
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...