Tahiri: Rama është mësuar t’ua mbyllë gojën ju gazetarëve

23:01 | 29 Prill 2019
Arbresh.info

Edita Tahiri, ish-zv/kryeministre e Kosovës, ju drejtua personalisht Alfred Pezës dhe Alban Dudushit duke u thënë se kryeministri Edi Rama “është mësuar t’ua mbyllë gojën ju gazetarëve”.

“Po personalizoni çdo gjë në diskutim dhe po thoni për çdo gjë që i kam nga burime të dorës së parë”, deklaroi Peza.

Nga ana e tij, Dudushi e pyeti se kush është opsioni që i vlen Kosovës.

Edita Tahiri u përgjigj: “Zgjidhja që kemi shtruar ne është kjo: njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë në bazë të konfirmimit të pavarësisë së Kosovës. Serbia po merr shpërblim për këtë: integrimin evropian. BE-ja po bën kompromis në rastin e Serbisë se fut dhe Rusinë. Serbia nuk pranon që ka qenë agresore. Qëndrimi gjerman është që Serbia të marrë përgjegjësinë dhe të ndjekë shembullin gjerman”./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme