Google ADS

Balla uron Pedro Sánchez për fitoren

22:42 | 29 Prill 2019
Arbresh.info

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka uruar Partinë Socialiste të Punëtoreve të Spanjës për fitoren në zgjedhjet e përgjithshme që u zhvilluan ditën e djeshme.

Balla ka uruar për fitoren liderin e partisë Pedro Sánchez i cili është dhe kryeministri aktual i Spanjës.

“Urime miqtve tanë të Partisë Socialiste të Punëtoreve të Spanjës dhe udhëheqësit, Pedro Sánchez për rezultatin e mirë të arritur në zgjedhjet e përgjithshme në Spanjë”, shprehet Balla.

PSOE, e drejtuar nga Pedro Sanchez doli partia e parë në zgjedhje dhe ka një diferencë të dukshme me Partinë Popullore, që doli e dyta, por me gjysmën e vendeve në parlament krahasuar me socialistët duke regjistruar kështu një rënie historike./ATSH/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme