Prej muajsh në mediat rozë ka qarkulluar një tjetër lajm sipas të cilit moderatorja e njohur ka nisur një lidhje me regjisorin e programit që ajo drejton, Eduart Grishaj.
Gjatë gjithë kësaj periudhe ku në mediat rozë është folur shumë për këtë romancë të mundshme, Arbana s’ka dhënë asnjë shpjegim, por duket shumë e lumtur.
Arbana dhe Eduarti i komentojnë shpesh njëri-tjetrit në rrjetet sociale dhe para pak ditësh regjisori I shkroi moderatores: “Prandaj më paska ik dielli nga Londra”. Arbana nuk e ka anashkaluar komentin e tij duke i kthyer që të shikojë se mos i ikën ndonjë kërmill nga pjata.
Komentet e tyre i kanë lënë me kaq, por ka qenë mikja e ngushtë e Arbanës, Xhemi Shehu e cila i ka hedhur benzinë zjarrit. “Nuk e di se ça do të bëjnë portalet me ju tani që do të jetë diell dynjaja”, shkruan Xhemi. Është Eduarti ai që i ka replikuar moderatores duke i shkruar “na rri afër që të kapësh ndonjë rreze edhe ti”.
“Jo flm jam përvëlu mjaftushëm”., vazhdon replikën Xhemi, ndërsa regjisori në formë shakaje i komenton, “ti je për një tender rikonstruksiuoni për flakët”.
Spiunohen politikanët amerikanë/ Pekini tentoi të ndërhynte ...
Këto janë 4 komunat që prijnë me transparencën buxhetore
Kukaj: Sistemi arsimor të fokusohet tek edukimi i mirëfilltë...
Hapen aplikimet për stacionet e plazheve, Kumbaro: Vetëm për...
Para ndeshjes me Rumaninë, delegacioni i FFK-së mirëpritet n...
Ramosaj: Doracaku për “Edukim seksual” i papranueshëm, s’mun...