Festat ulin intensitetin e fushatës së kandidatëve

20:33 | 29 Prill 2019
Arbresh.info

Java e fundit e fushatës së zgjedhjeve presidenciale fillon e qetë dhe pa aktivitete intensive të kandidatëve Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska Davkova. Kjo për shkak edhe të festave, megjithatë dy kandidatët, në paraqitjet e fundit të tyre shprehen se fokusin e kanë tek votuesit shqiptarë, qytetarët e papërcaktuar dhe ata që nuk kanë dalë të votojnë. Kandidatja Gordana SIljanovka Davkova e cila mbështetet nga VMRO-DPMNE-ja, gjatë takimit me qytetarët e Strugë dhe Kërçovës ka deklaruar se asnjëherë nuk do të tradhtojë popullin.

Unë pres që kërçovarët të votojnë sipas bindjes së vetë, jo ashtu siç do u thonë partitë, por me besim të thellë se Maqedonia dhe Kërçova mund të jenë vend i denjë ku sundon e drejta vetëm nëse qytetarët personalisht e trajtojnë e zgjedhin të drejtën e votës. Maqedonia është atdhe edhe i shqiptarëve, turqve, romëve, vllehve, boshnjakëve dhe të gjithëve atyre që kanë lindur këtu dhe e ndjejnë vendin si të tyrin”-tha Gordana SIljanovska Davkova, kandidate.

Kandidati i mbështetur nga pushteti, Pendarovski ka deklaruar në intervistë për MIA-n se me rëndësi është që vendi të realizojë zgjedhje demokratike dhe korrekte.

Kjo është me rëndësi, që fillimisht zgjedhjet të jenë të pastra si kristali dhe korrekte, dhe është me rëndësi të ketë president të zgjedhur në procedurë demokratike, korrekte dhe transparente, meqë përndryshe ne nuk mund të mendojmë për datë për bisedime, ndërsa kjo është me rëndësi ultimative për secilin që jeton këtu, jo vetëm për kandidatët të cilët janë në garë”-pohoi Stevo Pendarovski, kandidat.

Kandidati për president Stevo Pendarovski, sot ka vizituar Shtipin dhe Strumicën./alsatm/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme