Një flamur i madh shqiptar u vendos në anën lindore të Kalasë së Samuilit në Ohër në të cilën ndodhet flamuri nacional i Maqedonisë së Veriut.
Rastin e kanë vërejtur qytetarët të cilët jetojnë në atë pjesë të qytetit, ndërsa fotografitë e bëra tregojnë katër persona të cilët e vendosin flamurin në kala.
Në rrjetet sociale doli edhe një fotografi në të cilën shihet se si një person me veshje tradicionale shqiptare valon një flamur në kullën e kalasë.
Për rastin është njoftuar policia e cila dërgoi një ekip në vendin e ngjarjes për shkak të përcaktimit të rrethanave lidhur me ngjarjen.
Siç deklaroi Stefan Dimoski, zëdhënës i SPB Ohër, flamuri shqiptar është larguar nga kalaja, ndërsa policia është duke ndërmarrë aktivitete për zbardhjen e ngjarjes./GazetaExpress/
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...