Ajo është një nga aktoret më të njohura në botë, me një karrierë të suksesshme që daton në vitin 1983 duke mishëruar me qindra personazhe si Satine tek ‘’Moulin Rouge’’, Alice Harford tek ‘’Eyes wide shut’’ etj, por kur dritat fiken dhe sipari bie, Nicole Kidman është një mama si shumë të tjera në botë.
E sigurisht që përtej shkëlqimit të ekranit, detyra e saj kryesore është rritja dhe edukimi i dy vajzave të saj: Sunday Rose dhe Faith Margarett, të lindura nga martesa me Keith Urban. Nicole e përshkruan veten si një mama aspak tolerante, përkundrazi e rreptë aty ky duhet.
Në një intervistë për ‘’Vanity Fair’’, aktorja australiane rrëfen se për të është shumë e rëndësishme që vajzat të marrin një edukim sa më të shëndoshë dhe të mos bien pre e teknologjisë. ‘’Nuk kanë telefon dhe nuk ju lejoj të përdorin rrjete sociale. Nuk kanë llogari në Facebook dhe Instagram si shumica e fëmijëve të moshës së tyre. Kontrolloj gjithashtu kompjuterët e tyre pasi nuk dua të bien në kontakte me materiale pornografike. Jam një mama e rreptë, e cila vendos shpeshherë limite.’’-përfundon deklaratën e saj ylli 51-vjeçar.
Kidman tha se mënyra e saj e prindërimit mund ta përkufizojë si një mama të rreptë dhe jo shumë “popullore”. Por, pavarësisht kësaj sjelljeje, aktorja mundohet të jetë një mama e pranishme në jetën e të bijave, duke i marrë me vete në sheshxhirime dhe kthehet në shtëpi sa më parë të jetë e mundur./living.al
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?