Në Kosovë 20 vjet pas lufte po vazhdojnë përplasjet për të
Akuzat mes politikanëve për luftën në Kosovë 20 vjet pas saj vlerësohen se po bëhen për poenë politikë. Njohësit e çështjeve politike thonë se debati për luftën shpërfaq paqartësi në popull dhe mosgatishmëri të politikanëve për t’i zgjidhur problemet aktuale të qytetarëve, shkruan sot gazeta “Zëri”.
Ndonëse kanë kaluar 20 vjet prejse ka përfunduar lufta në Kosovë, disa ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), politikanë të tanishëm, vazhdojnë të hedhin akuza ndaj njëri-tjetrit për kohën sa kanë qenë nën uniformë. Ani pse tema e debatit mund të jetë tjetër, çështja e luftës është bërë e pashmangshme në secilin diskutim publik që ata mbajnë.
Ka shumë raste kur politikanët etiketojnë njëri-tjetrin me fjalët tradhtar, frikacak e mercenar. Njëjtë ndodhi së fundmi edhe në Komisionin Hetimor Parlamentar për dëbimin e gjashtë shtetasve turq, ku ishte ftuar për raportim presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili bashkë me anëtarët e Komisionit rrjedhën e debatit e çoi te lufta, aty ngritën shumë akuza e fyerje ndaj njëri-tjetrit. Analistët konsiderojnë se për shkak të moszbardhjes së veprimeve të (ish-luftëtarëve) politikanëve aktualë gjatë kohës së luftës, debatet e tilla me po të njëjtin diskurs mund të na përcjellin gjatë.
Sipas tyre, politikanët vazhdojnë ta përdorin debatin për luftën për të fituar poenë politikë, por njëherësh duke shpërfaqur mosgatishmërinë e tyre për t’u përballur me problemet aktuale që i preokupojnë qytetarët.
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”